Përplaset për vdekje 65 vjeçari në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen këmbësori 65 vjeçar. Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 40 vjeçarin S.Xh.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Kavajë/Informacion paraprak

Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 25.03.2021 08:32