Miqësorja Spanjë – Portugali, mësohet sa do jetë numri i tifozëve

Ndeshja miqësore e Kombëtares së Spanjës ndaj Portugalisë në muajin tjetër do zhvillohet para 22 mijë e 590 tifozëve.

 

Ndeshja miqësore që do jetë parapërgatitje për Kampionatin Evropian do mbahet në “Wanda Metripolitano”, shtëpia e Atletico Madridit.

Tifozët nuk kanë qenë të pranishëm në ndeshje profesionale që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia nisi në Evropë.

Spanja do përballet me ‘fqinjët’ me 4 qershor, pastaj pas katër ditëve do zhvillojnë edhe një miqësore ndaj Lituanisë.


Shtuar 25.05.2021 14:33