KAS rrëzon kërkesën e PD për provat shtesë në qarkun e Tiranës

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që të rrëzojë kërkesën ankimore të koalicionit PD-AN për administrimin e 19 provave shtesë për zgjedhjet në qarkun e Tiranës.

KAS gjithashtu ka rrëzuar edhe kërkesën ankimore të kandidatit Bojken Abazi për të kryer ekspertizë për një sërë fletësh votimi për qarkun Tiranë.

Braho tha gjithashtu se dy anëtarë të KAS kërkojnë që te merret si prove këqyrja e pajisjeve të identifikimit biometrik.

“KAS pasi u tërhoq për vendimin në lidhje me provat e depozituara për këto kërkesa ankimore dhe për provat që të merren shtesë, vendosi që të administrojë të gjitha provat e depozituara nga palët ankimore se bashku me kërkesat ankimore dhe ato që u depozituan nga përfaqësuesi i PD-AN. Të rrëzojë kërkesën e kandidatit Bojken Abazi për të kryer ekspertizë për një sërë fletësh votimi për qarkun Tiranë. Të rrëzojë me shumicë votash  kërkesën e PD AN për kërkimin e 19 provave shtesë. Të rrëzoje më shumicë votash kërkesën e Bojken Abazit për administrimin e kamerave në shkollën ‘Arben Borci’ dhe të qendrës së votimit në këtë shkollë”, tha ai.

Kujtojmë se mbledhja e radhës e KAS do të bëhet në orën 17:00 për vendimin e ndërmjetëm për pavlefshmërinë për Durrësin dhe Shkodrën. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve hodhi poshtë dje kërkesat për marrjen e provave shtesë për të dyja qarqet.

Shtuar 25.05.2021 02:05