Milani futet në garë me klubet e tjera italiane për shërbimet e Giroud

Kontrata e sulmuesit të Chelseas, Olivier Giroud skadon në verë me Milan, Inter dhe Lazio të interesuar për francezin.

Francezi ishte i lidhur me kalimin në Itali edicionin e kaluar, por mbeti edhe për një vit në “Stamford Bridge”.

34-vjeçari zhvilloi 17 ndeshje në Premierligë këtë edicion duke kontribuar me katër gola në proces, por gjithashtu kishte rol të rëndësishëm në suksesin e klubit londinez në Ligën e Kampionëve.

Giroud ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje evropiane, me Chelsean që në finale të LK do takohet me Manchester Cityn këtë muaj.

Tuttosport raporton se Milan iu bashkua garës për sulmuesin dhe do ‘luftojë’ me Interin dhe Lazion për shërbimet e lojtarit.

Ndërkohë, Giroud ishte i ftuar te Franca për “Euro 2020”.


Shtuar 20.05.2021 17:06