Milan futet në garë për mbrojtësin e Chelsea

Milan ka shfaqur interes për mbrojtësin e Chelsea-it, Christensen.

Pas dëmtimit të Kjaer, i cili do të mungojë për një periudhë të gjatë, Milan ka filluar të lëvizë gurët për të gjetur një mbrojtës të një kalibri të duhur për të mbrojtur portën.

Sipas “Daily Star”, Milan është futur në garë për danezin 25-vjeçar së bashku me Tottenham dhe Barcelonën./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.12.2021 15:29