Milan aktiv në merkaton e dimrit, pëlqehet anësori i Arsenal-it

Ekipi italian i Milan-it është shfaqur aktive pak kohë para hapjes së merkatos së dimrit.

Pasi është interesuar për francezin Nabil Fekir, tashmë kërkon informacione edhe rreth anësorit të Arsenal, Nicolas Pepe. Arteta nuk e konsideron më si titullar ish-lojtarin e Lille dhe Maldini ka filluar të kërkojë informacione për lojtarin.

26-vjeçari ka karakteristikat e duhura për një sulmues anësor dhe Milan po mendon seriozisht për të./h.ll/albeu.com


Shtuar 29.11.2021 08:21