Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë në xhiron e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ndeshja nis në orën 18:00, në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, në Hungari.
Kuqezinjtë kryesojnë grupin me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia, e cila mban vendin e dytë me 10 pikë. Për këtë arsye, Shqipërisë i mjafton një barazim për ta përfunduar grupin në krye dhe për t’u ngjitur drejtpërdrejt në Ligën B.
Të lidhura
None found
Skuadra e drejtuar nga përzgjedhësi Ronaldo Maran e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në play-off për ngjitje në Ligën B, por synon ta shmangë këtë fazë duke zënë vendin e parë.
Me objektiva të rëndësishëm ende në lojë për të dyja ekipet, përballja pritet të jetë e fortë. Në takimin e parë mes tyre, Shqipëria fitoi 2-0 në “Air Albania”.
Kuqezinjtë kërkojnë një tjetër fitore ndaj Bjellorusisë, ndërsa edhe një pikë do t’u mjaftonte për ta mbyllur me sukses këtë edicion të Ligës së Kombeve.







