Mihajloviç: Do të doja që Napoli të fitonte Skudeton por Inter është i pandalshëm

Trajneri i Bolognas, Mihajloviç ka folur në konferencën për shtyp ku ka shprehur dëshirën e tij.

“Do më pëlqente që Napoli të fitonte Seria A pasi luan një lojë të bukur, por Inter është në krye dhe me formën që ka do të jetë e vështirë për ekipin e Spalletit.

Lojtari më i mirë në Seria A? E them me bindje të plotë se është Marcelo Brozoviç. Mesfushori më i mirë që kam parë këto vitet e fundit që pas pensionimit të Andrea Pirlos”, kështu është shprehur ish-lojtari i Inter-it dhe trajneri aktual i Bolognës, Mihajloviç./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.12.2021 15:57