“Rrugaç je”, deputetja shqiptare i derdh gotën e ujit në fytyrë ministrit të Bujqësisë (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu i ka derdhur një gotë plastike me ujë në fytyrë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Ngjarja ka ardhur pas debateve që po zhvilloheshin mes tyre në komisionet parlamentare.

Gjithashtu Musliu ka lëshuar një sërë ofendimesh në drejtim të ministrit Peci.

“Ti je rrugaç, rrugaç”, dëgjohet të thotë Musliu ndërsa i drejton gotën me ujë.

Pas këtij incidenti ka ardhur edhe reagimi i ministrit Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai në detyrë, askush nuk do të mund të vjedhë në Ministrinë e Bujqësisë.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaç gjuni me ujë, ndaç me plumba qysh keni gjujt në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.

E gjithë situata ndodhi gjatë raportimit të ministrit në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. /albeu.com/


Shtuar 21.12.2021 15:59