Messi ngriti vetullat dhe nxori buzën pasi u zëvendësua në ndeshjen PSG-Monaco

Lionel Messi dukej se ishte i zhgënjyer me zëvendësimin e tij kundër Monaco.

Argjentinasi hyri në ndeshjen e xhiros së 4-të të Ligue 1 (1:1) në formacionin titullar të PSG-së dhe u zëvendësua në minutën e 87-të. Në vend të tij në lojë hyri Pablo Sarabia.

Kamera ka kapur momentin kur një bashkëlojtar i ka bërë një pyetje Messit pasi ai u ul në stol. Argjentinasi u përgjigj me vetullat e ngritura dhe një buzë të poshtme të dalë.

Në 4 ndeshje të Ligue 1 këtë sezon, Messi ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asistime. /albeu.com/

View this post on Instagram

A post shared by ESPN FC (@espnfc)

Shtuar 29.08.2022 16:58

Tags: , ,