Mbyllen pjesët e para, Atletico dhe Reali në disavantazh

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Real Madridit dhe Villarealit.

“Los Blancos” edhe pse e filluan ndeshjen mirë, ata u gjendën në disavantazh në pjesën e parë ndaj Villarrealit.

Ishte sulmuesi në formë, Gerard Moreno ku dhuroi një asistim për Pino, i cili shënoi gol në min 20’.

Ky gol ishte i mjaftueshëm për të mbajtur epërsinë në pjesën e parë.

Zidane duket se do të bëjë gjithçka që të rikthehet në pjesën e dytë.

Rezultati i pjesës së parë, Real Madrid 0-1 Villareal.

Në krahun tjetër edhe Atletico i ka mbyllur 45 minutat e para në disavantazh ndaj Valladolid. Me vendasit qe shënuan në minutën e 18′ me Plano./albeu.cm/


Shtuar 22.05.2021 18:48