Vitor Roque u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në sfidën ndaj Deportivo Alaves.
Sulmuesi brazilian kartonin e dytë të verdhë e mori pas një ndërhyrje ndaj Rafa Marin, mbrojtësi i vendasve i cili te Alaves është i huazuar nga Real Madrid.
Të lidhura
None found
Shumë polemika ka pasur në Spanjë se Roque nuk meritoi përjashtimin, megjithatë vet Marin ka publikuar një foto në Instagram ku tregon gjendjen e këmbës së tij.
Mbrojtësi spanjoll ka publikuar foton ku shihet se këmba e tij është shkelur nga sulmuesi brazilian.
“Imazhet që flasin vetë” shkroi në Instagram mbrojtësi i Alaves , Rafa Marin , duke vendosur një foto të këmbës së tij të dëmtuar.
Te Barcelona kanë thënë se do të apelojnë që kartoni i kuq i Vitor Roque të hiqet dhe mbetet të shihet se si do të reagojë federata spanjolle e futbollit. /Telegrafi/

