Mbappe te Reali, Tebas ul me ‘këmbë në tokë’ madrilenët: Kjo nuk iu garanton titullin kampion

Kylian Mbappe po bëhet gati për hapin më të rnëdësishëm në karrierë. Sulmuesi francez do të kalojë te Real Madrid, me ekipin madrilenë që po përgatit çdo gjë në detaje për prezantimin e Mbappes.

Zyrtarizimi i 25-vjeçarit do të bëhet menjëherë pas finales së Champions League, ku ‘Los Blancos’ më 1 qershor do të duelojnë në “Ëembley” me Dortmund.

Në lidhje me këtë transferim mjaft të bujshëm ka folur Javier Tebas.

Ky i fundit ka theksuar se Reali nuk do të ketë vetëm Mbappen, pasi lojtarë të rëndësishëm janë edhe Bellingham dhe Vinicius.

Gjithsesi transferimi i francezit nuk i garanton doemos madrinelëve titullin kampion.

Kreu i La Liga ul kështu me këmbë në tokë të gjithë tifozët madrilenë, duke shfrenuar kështu entuziazmin e tyre.

“Mbappe do të luajë me Realin e Madridit sezonin e ardhshëm. Kylian është një nga futbollistët më të mirë në botë.

Por Reali ka edhe Vinicius apo Bellingham. Do të formohet një skuadër e madhe, por kjo nuk garanton fitimin e kampionatit”, përfunoi Tebas.

Kujtojmë se pak javë më parë Reali fitoi titullin kampion në La Liga, i 36-ti në histori, ndërsa më 1 qershor do të tentojë të fitojë për herë të 15-të Champions League.


Shtuar 15.05.2024 16:42