VIDEO / Taulant Xhaka nuk e duron provokimin kundërshtarit, e ndjek deri në zhveshtore

Mesfushori Taulant Xhaka s’e ka duruar provokimin e portierit kundërshtar, ku vendosi ta ndjek deri në zhveshtore e pastaj ndërhynë lojtarët për t’i ndarë.

Baseli mori një fitore të madhe 2:0 ndaj Lausenn-Sport, por pas pjesës së parë ndodhi një incident mes lojtarëve.

Kapiteni i Baselit Xhaka vrapoi nga gjysma e fushës në kabinë për t’u përleshur me portierin Jeremy Vachoux, i cili ngacmojë tifozët e skuadrës kundërshtare.

Duke parë mënyrën si Xhaka iu afrua kundërshtarit, lojtarët e dy skuadrave reaguan menjëherë për t’i ndarë e qetësuar situatën.


Shtuar 15.05.2024 16:44