“Jemi në vështirësi”, Xavi mesazh tifozëve: Duhet ta kuptoni situatën, kemi nevojë për kohë

Barcelona do të përballet me Almerian ditën e nesërme, takim ky i vlefshëm për javën e 36-të të La Liga.

Një ndeshje që do të startojë në orën 21:30 dhe ku katalanaasit do të kërkojnë fitoren për të mbajtur vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Në prag të kësaj përballje ka folur Xavi Hernandez në konferencën për shtyp. Timonieri spanjoll kërkon mbështetjen e tifozëve, pasi sipas tij është shumë e rëndësishme për ekipin.

“Ne do të përpiqemi të konkurrojmë kundër Real Madridit. Por unë mendoj se Cules duhet të kuptojnë se situata është shumë e vështirë në nivel ekonomik.

Kemi një situatë ekonomike që nuk ka të bëjë fare me 25 vjet më parë. Nuk jemi në të njëjtat kushte si klubet e tjera me situata shumë të favorshme ekonomike.

Tifozi i Barcelonës duhet ta kuptojë këtë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk duam të garojmë, por kjo është situata e Barcelonës për momentin.

Ne kemi nevojë për stabilitet dhe kohë, por do të përpiqemi të konkurrojmë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.


Shtuar 15.05.2024 16:40