Martini: Me Tiranën duel i fortë, janë me fat që u shëruan shpejt nga Covidi!

Rikthehet Abissnet Superiore. Java e pestë e kampionatit është ndarë në tre ditë ku të dielën do të përballen në “Elbasan Arena”, Teuta-Tirana në një sfidë shumë të rëndësishme.

Trajneri Edi Martini foli para gazetarëve për duelin ku nuk munguan edhe disa “thumbime” për bardheblutë që janë prekur nga koronavirusi.

“Në radhë të parë u uroj shërim të shpejtë djemve që kanë pasur Covid. Do të thosha që Tirana është me fat që lojtarët e saj e kanë kaluar Covid-in kaq shpejt, sepse unë kam pasur Ivanovicin dhe më ka zgjatur tri javë. Pavarësisht se gjendja e tij fizike ka qenë shumë e mirë nuk e kemi lejuar të bashkohet me skuadrën për arsye sigurie. E me sa duket Tirana ka pasur fat që janë shëruar shpejt. U kam thënë djemve që kjo situatë nuk duhet të na vërë në gjumë dhe gjendja e tyre nuk ka të bëjë me Kovidin në këto momenti.”

Trajneri Shkodran mendon se ndeshja do të jetë e forte ku edhe pse luhet për kreun skuadrat dhe pikët janë po aty dhe gara është e forte mes shumë skuadrash.

Është ndeshje shumë e forte. Do të thosha përplasen ekipe të vendeve të para, sepse pikët janë aty-aty. Në këtë moment vendi i parë është fjalë shumë e madhe, sepse diferenca me pikë është e vogël. E kemi vlerësuar maksimalisht, siç kemi bërë gjithmonë vitet e fundit kur kemi luajtur me Tiranën. Në çdo ndeshje jemi favoritë, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë kështu që të tillë do të jemi edhe këtë herë. Unë nuk e doja këtë ndërprerje, sepse po kalonim një moment të mirë. Gjithsesi gjendja është e mirë dhe futbollistët janë në formë optimale, me përjashtim të Idrizajt që ka një dëmtim dhe nuk është stërvitur me skuadrën. Mendoj që do ta nisim aty ku e lamë.”, përfundoi trajneri i Teutës, Edi Martini.


Shtuar 15.10.2021 16:00