Chelsea ka hyrë në historinë e Ligës Premier për një arsye negative, pasi është bërë klubi i tretë që arrin kuotën e 100 kartonëve të kuq në elitën e futbollit anglez.
Ky rekord u vendos pas ndëshkimit të Cole Palmerit me karton të kuq në humbjen 2-0 ndaj Tottenham Hotspur, në derbin londinez. Mesfushori anglez u përjashtua nga loja pasi mori dy kartonë të verdhë.
Të lidhura
None found
Për Palmerin, ky ishte kartoni i parë i kuq në karrierën si futbollist profesionist. Dalja e tij nga fusha e komplikoi edhe më shumë gjendjen e Chelseat në një takim që skuadra e mbylli me humbje.
Tottenham e siguroi fitoren me golin e Mathys Tel dhe autogolin e portierit Mike Penders, duke i shkaktuar Chelsea-t një tjetër zhgënjim.
Në klasifikimin historik të kartonëve të kuq në Ligën Premier, Chelsea ka pas vetes vetëm Evertonin dhe Arsenalin.
Evertoni kryeson me 113 përjashtime, ndërsa Arsenali renditet i dyti me 110. Pas arritjes së fundit, Chelsea ndodhet në vendin e tretë me 100 kartonë të kuq.
Newcastle United është gjithashtu pranë kësaj shifre, pasi deri tani ka regjistruar 96 kartonë të kuq gjatë historisë së tij në Ligën Premier.






