Derbi mes Tiranës dhe Dinamos do të zhvillohet të enjten, më 29 nëntor, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Sfida është programuar të nisë në orën 13:30, sipas axhendës ditore të përcaktuar nga FSHF.
Vendimi për zhvendosjen e ndeshjes është marrë për shkak të kushteve jo optimale në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërkohë, “Air Albania” nuk mund të garantojë sigurinë e nevojshme për shkak të protestave, ndaj Federata ka caktuar “Niko Dovanën” si arenën e këtij takimi.
Të lidhura
None found
Nuk është hera e parë që përballja mes Tiranës dhe Dinamos luhet në stadiumin e Durrësit. Në derbin e vitit 2024, pritës ishin dinamovitët, ndërsa kësaj radhe roli i skuadrës vendase do t’u takojë bardhebluve.







