Real Madridi raportohet se ka përfunduar marrëveshjen me RB Leipzigun për transferimin e Yan Diomandes, talentit 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili pritet të jetë përforcimi kryesor i klubit gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas Fabrizio Romanos, klubi nga Madridi do të shpenzojë rreth 100 milionë euro për kartonin e anësorit, i konsideruar ndër futbollistët e rinj më premtues në Evropë.
Të lidhura
None found
Spanjollët u përqendruan te Diomande pasi u tërhoqën nga mundësia për të transferuar Michael Olise nga Bayern Munich. Në garën për lojtarin e Leipzigut, Real Madridi la pas klube të mëdha si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Arsenal.
Diomande shkëlqeu me Leipzigun gjatë sezonit të fundit, duke realizuar 15 gola dhe duke dhënë 11 asistime në 46 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.
Marrëveshja lidhet edhe me një element strategjik për klubin madrilen, pasi Diomande dhe Vinícius Júnior menaxhohen nga e njëjta agjenci, ROC Nation.
Përfaqësuesit e Viniciusit pritet të mbërrijnë në Madrid për të mbyllur transferimin e Diomandes. Gjatë kësaj vizite, ata do të diskutojnë gjithashtu me klubin spanjoll për çështjen e kontratës së yllit brazilian.
Nëse operacioni merr formë zyrtare, vlera prej 100 milionë eurosh do ta rendisë Diomanden mes blerjeve më të kushtueshme të këtij afati kalimtar veror.
Zyrtarizimi pritet të vijë përpara nisjes së skuadrës së José Mourinhos drejt Austrisë, ku do të zhvillohet faza përgatitore për sezonin e ri.
