Ushtria izraelite ka njoftuar ditën e sotme se ka vrarë një komandat të Hamasit, gjatë një sulmi në Gazën qendrore. Ushtria e identifikoi atë si Hamam Eid, duke thënë se ai ishte përgjegjës për prodhimin e dronëve.
Ajo akuzoi Eidin se kohët e fundit është përpjekur të punojë për të rivendosur sistemin ajror të organizatës terroriste Hamas, në shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se armëpushimi mes vendeve ka nisur që prej tetorit të vitit të kaluar, dhe në thelb të tij qëndronte tërheqja e forcave izraelite nga Gaza dhe çarmatimi i verifikuar i Hamasit.
Por kjo marrëveshje nuk është zbatuar përgjatë këtyre muajve, pasi Izraeli ka vazhduar sulmet pothuajse të përditshme në të gjithë eklavën, teksa ka zgjeruar kontrollin e tij ushtarak në rripin e Gazës.
Që prej vendosjes së armëpushimit, në tetor, më shumë se 1 mijë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa janë vrarë edhe 4 ushtarë izraelitë.
