Të dhënat e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se në disa pika kufitare janë krijuar kolona dhe pritje për automjetet që hyjnë në Kosovë.
Të lidhura
None found
Në përditësimin e orës 19:45, Muçibaba rezulton pika me ngarkesën më të madhe. Udhëtarët që presin të hyjnë në vend po përballen me vonesa deri në 60 minuta, ndërsa radha e automjeteve shtrihet në rreth 300 metra.
Fluks i shtuar është evidentuar gjithashtu te Dheu i Bardhë, ku pritja në hyrje arrin deri në 50 minuta dhe kolona ka një gjatësi prej afërsisht 200 metrash.
Në Bërnjak, hyrja po kërkon rreth 45 minuta pritje, me kolonën e automjeteve që shkon në afro 500 metra. Në Han të Elezit, ndërkaq, vonesat janë rreth 20 minuta në hyrje dhe deri në 40 minuta në dalje, ndërsa radha arrin rreth 300 metra.
Qarkullim më i lehtë raportohet në Kullë, Merdarë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit, Stançiq dhe Vërmicë. Në këto pika, pritjet lëvizin nga 2 deri në 10 minuta dhe nuk janë krijuar kolona të mëdha.
Sa u përket mjeteve që transportojnë mallra, nuk evidentohen vonesa të ndjeshme. Në shumicën e pikave kufitare, kamionët kalojnë brenda 3 deri në 5 minutash, pa kolona të raportuara.
