Marca” sqaron situatën: Transferimi i Rodrit te Barcelona ende larg marrëveshjes

Raportimet se Barcelona mund të arrijë brenda 48 orëve të ardhshme një marrëveshje me Manchester Cityn për Rodrin janë hedhur poshtë nga “Marca”.

Të lidhura

None found

Sipas mediumit spanjoll, klubi katalanas duhet të bëjë ende shumë punë përpara se të sigurojë transferimin e mesfushorit të Spanjës.

Për të përshpejtuar bisedimet, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, pritet të zhvillojë në orët në vijim një takim me homologun e tij të Manchester Cityt, Hugo Viana.

Pas refuzimit nga “Qytetarët” të propozimit të parë, që kapte vlerën e rreth 45 milionë eurove, Barcelona pritet të dorëzojë një ofertë të dytë për Rodrin.

Manchester City e vlerëson mesfushorin në 70 milionë euro, ndërsa katalanasit kërkojnë t’i afrohen kësaj shume përmes përfshirjes së bonuseve dhe variablave në marrëveshje.

Zhvillimet e fundit nënkuptojnë se trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, do t’i duhet të presë edhe pak për ta pasur në skuadër kampionin e botës me Spanjën.

Mundësia e kalimit të Rodrit në “Camp Nou” vazhdon të mbetet e hapur, por “Marca” thekson se finalizimi i marrëveshjes nuk është aq afër sa është pretenduar në raportimet e fundit.


Shtuar 11.08.2026 11:23

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetlike girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom