Bashar al-Assad dënohet me vdekje në mungesë nga një gjykatë siriane, ish-zyrtari i lartë i regjimit del para drejtësisë

Një gjykatë në Siri, ka dhënë dënimin me vdekje në mungesë për ish-presidentin e rrëzuar Bashar al-Assad dhe vëllain e tij më të vogël, Maher al-Assad.

Ata u shpallën fajtorë për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konfliktit 14-vjeçar sirian, ku humbën jetën rreth gjysmë milioni njerëz.

Të lidhura

None found

Për të njëjtën çështje, me vdekje u dënua edhe Atef Najib, kushëriri nga nëna i Bashar al-Assad. Ai akuzohet se drejtoi goditjen në provincën jugore të Daraa-s, e cila solli nisjen e kryengritjes dhe më pas të luftës civile në Siri.

Mes masave të forta të sigurisë, Najib e dëgjoi vendimin brenda një kafazi dhe i veshur me uniformë burgu, ndërsa gjykatësi shpallte dënimin.

Najib, i arrestuar më vonë, u bë një prej zyrtarëve të rangut më të lartë të regjimit të Assadit që është përballur me një proces gjyqësor.

Atef Najib është ish-gjeneral brigade në ushtrinë siriane. Gjatë vitit 2011, nën regjimin e Bashar al-Assad, ai drejtonte Degën e Sigurisë Politike në provincën Daraa, në jug të Sirisë.

Bashar al-Assad dhe Maher al-Assad u larguan për në Rusi pasi kryengritësit marshuan drejt Damaskut në dhjetor të vitit 2014.

 


matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetkolik girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom