Manchester City futet në garë seriozisht për sulmuesin serb

Ekipi anglez i Manchester City duket se e ka shumë seriozisht për Dusan Vlahoviç.

Sipas “BBC”, numri 9 i Fiorentinës duket shumë i dobishëm për Pep Guardiolën. Talenti serb, i cili pëlqehet shumë nga disa ekipe të mëdha europiane, ka shënuar deri më tani për këtë sezon 14 gola në 16 ndeshje.

City po përgatitet të bëjë një ofertë të lartë për të tani në merkaton e janarit./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.12.2021 14:39