Manchester City e ka shumë të lehtë ndaj Swidon (VIDEO)

Manchester City ka fituar sot në mbrëmje ndaj Swidon bindshëm.

Miqtë e kanë hapur serinë e golave në minutën e 14-të me anë Slivës. Në minutën e 28-të, Gabriel Jesus dyfishon rezultatin duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-2.

Pak nga fillimi i pjesës së dytë, Gundogan realizon një gol fantastik duke e dërguar rezultatin në 0-3. Tre minuta më vonë Gabriel Jesus humbet një 11-metërsh.

Swindon shënon golin e nderit në minutën e 78-të me anë të Mckirdy.

Por City nuk u mjaftua me kaq dhe në minutën e 82-të Palmer katërfishon rezultatin.

Këshu, Manchester City arrin të kualifikohet për në fazën tjetër të FA Cup./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 22:51