Man United “ngec” sërish, ndan pikët me Evertonin (VIDEO)

Man United vazhdon me rezultatet negative duke u ndalur në barazim në përballjen me Everton  në kuadër të javë së shtatë të Premier League.

Ndeshja nisi vrullshëm nga të dyja skuadrat që mundoheshin të shënojnë gol që në minutat e para.

Megjithatë goli erdhi vetëm në fund të pjesës së parë nga Anthony Martial në min e 43′.

Martial shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Bruno Fernandes dhe i dha epërsinë ekipit të tij.

Pjesa e dytë gjithashtu shumë interesante me të dyja ekipet që nuk ndaleshin të sulmuar.

Evertoni arriti të rikthejë baraspeshën në min e 65′ me golin e Andros Townsend për 1-1.

Deri në fund mysafirët shënuan sërish përmes Yerry Minas në min e 85′, megjithatë ky gol u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Pas këtij barazimi tani United ndodhet në pozitën e dytë me 14 pikë, aq sa ka edhe Evertoni në vendin e tretë.


Shtuar 2.10.2021 16:25