Luljeta Bozo feston sot ditëlindjen, sa vjeçe mbush deputetja (FOTO LAJM)

Deputetja më e vjetër e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, feston sot përvjetorin e saj të lindjes.

Lajmin e ka ndarë nusja e djalit të saj, Alda Bida, e cila i ka bërë një urim mjaft të ndjerë duke i uruar ta ketë jetën e gjatë për mesazhet e forta që jep, për guximin, forcën, shembullin dhe përkushtimin.

Luljeta Bozo ka lindur më 2 tetor 1942 në Tiranë. Gjatë gjithë karrierës e saj në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, Bozo ka botuar 33 libra profesionlë si dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë.

Deputetja i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989.
Përgjatë gjithë karrierës së saj ajo ka qenë e angazhuar në sferën akademike, duke numëruar 52 vite në pedagogji ku prej vitit 1994 mban titullin “Profesor”./albeu.com