Lufta në Ukrainë, De Zerbi bllokohet në një hotel në Kiev dhe nuk mund të kthehet në Itali

Trajneri i Shakhtar Donetsk, roberto De Zerbi dhe stafi i tij prej tetë italianësh janë mbyllur në një hotel në Kiev pas pushtimit rus të të Ukrainës që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ai e ka të pamundur të rikthehet në Itali pasi aeroportet janë mbyllur dhe nuk ka fluturime.

Ekipi i Shakhtar Donetsk ka bërë një postim në Twitter ku tregon mbështetjen për shtetin e tyre të Ukrainës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.02.2022 11:13