Liverpooli i “frikshëm”, mposht me “poker” golash Arsenalin (VIDEO)

Liverpooli ka marrë një tjetër fitore të madhe në kuadër të javvës së 12 të Premier League përballë Arsenalit në “Anfield”.

Skuadra e Klopp e ka triumfuar me rezultatin e thellë 4-0, duke “turpëruar” skuadrën e drejtuar nga Mikel  Arteta e cila vinte nga një moment shumë i mirë në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve falë një goli të shënuar nga Sadio Mane në minutën e 39 të ndeshjes.

Në pjesën e dytë miqtë tentuan të sulmonin më tepër  për të barazuar rezultatit, por Liverpool e shfrytëzoi majft mirë hapësirat duke shënuar edhe 3 gola të tjerë. Ishte Jota që do të dyfishtonte rezultatin në minutën e 52, më pas Salah në të 74’ dhe Minamino në të 77’ do të vulosnin këtë fitore të madhe.

Pas kësaj ndeshjeje Liverpooli ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e 5 me 20 pikë./albeu.com

 


Shtuar 20.11.2021 20:27