Klubi i Futbollit Lepenci ka vendosur të ndahet nga trajneri Faruk Statovci dhe pjesëtarët e stafit të tij.
Të lidhura
None found
Ky vendim u mor nga kryesia e klubit pas vlerësimit të paraqitjeve dhe rezultateve të fundit të ekipit.
Në njoftimin zyrtar, Lepenci shprehu mirënjohjen ndaj Statovcit dhe stafit të tij për punën, bashkëpunimin dhe përkushtimin e deritanishëm. Klubi u uroi atyre shëndet, suksese dhe mbarësi në vijim të karrierës.
Deri tani, drejtuesit e Lepencit nuk kanë bërë të ditur emrin e trajnerit që do ta udhëheqë skuadrën pas kësaj ndarjeje.
“Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi marrë vendim për ta ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij”, thuhet në komunikatën e klubit.
“E falënderojmë trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar deri më tani, ndërsa u urojmë shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në vazhdim të karrierës së tyre”, përfundon njoftimi.






