Përballja e nesërme me Egnatian kampione e gjen Vllazninë në kërkim të pikëve të tjera. Suksesi 1 – 0 ndaj Dinamos javën e kaluar, me trajnerin e ri Laszlo në drejtim, ka shtuar dëshirën e shkodranëve për t’i dhënë vazhdimësi rezultateve pozitive, ndonëse sfida e radhës parashikohet shumë e vështirë në letër.
Të lidhura
None found
Pas 6 javësh të Superiores, kuqeblutë renditen në vendin e 8-të me 5 pikë, duke mbetur në pjesën e ftohtë të klasifikimit. Nevojën për të marrë pikë e theksoi edhe trajneri Csaba Laszlo gjatë daljes para mediave në prag të takimit.
Tekniku hungarez, 62 vjeç, shprehu vlerësim për atë që skuadra rrogozhinase ka treguar në Conference League, veçanërisht në përballjen me Midtjylland. Ai nënvizoi se Vllaznia është e vetëdijshme për statusin e Egnatias si kampione në fuqi dhe për pjesëmarrjen e saj në këtë kompeticion europian.
Laszlo bëri të qartë se pozita aktuale e detyron ekipin e tij të kërkojë pikë. Duke folur për sfidën e nesërme, ai siguroi se përgatitjet janë bërë dhe se skuadra do të përpiqet të japë më të mirën.






