Lei Kraja habit me deklaratën për ish të dashurin: I zgjodha unazën për të fejuarën (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Lei Kraja, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ditë pas dite” të Fjodora Fjorës. Gjatë intervistës, Lei u ndal dhe te jeta private duke deklaruar se ruan raporte shumë të mira me ish të dashurin.

Ajo tha se dashuria mes tyre është kthyer në shoqëri, aq sa e ka ndihmuar t’i zgjedhë unazën të fejuarës së tij.

“Ish-in e kam mik dhe e kam ndihmuar të zgjedhë unazën për të fejuarën e tij”, u shpreh Lei.

Lei Kraja u largua disa muaj më parë nga “Digitalb”, vendi në të cilin nisi karrierën televizive dhe kjo lëvizje i habiti të gjithë. Ajo nisi një rrugëtim të ri së bashku me gazetarin sportiv, Jurgen Zela, në ekranin e “Euronews”. Ata të dy drejtuan emisionin “EuroGame” gjatë kampionatit europian dhe eksperienca për ta duket se nuk do të zgjasë më shumë në këtë televizion.

Në sezonin e ri, Lei nuk do të jetë më pjesë e “Euronews”. Lei Kraja tashmë ka dprojekte të reja në “Radio Televizionin Shqiptar”. Këtej e tutje, “RTSH” do të jetë shtëpia e saj e re televizive, ku Lei duket se po ndihet mjaft mirë. Ajo prezanton emisionin sportiv.

Kujtojmë se Lei ka treguar disa nga vështirësitë në punë. Ajo rrëfeu se e kishte lënë rregullimin e fustanit për moment të fundit dhe nga frika se do të bëhej vonë për të arritur në kohë në emision, kishte nisur të qante.

“Jam dramë, jam tipike gaforre, që qan për çdo lloj gjëje”, u shpreh moderatorja.


Shtuar 24.09.2021 09:09