3 plumba në trup, 65-vjeçari i plagosur me kallashnikov nga vëllai dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e rëndë në Lushnje ku Faik Veliu u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij, Sami Veliu.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Mësohet se 65-vjeçari ka marrë tre plumab, njën ë gjoks dhe dy në zonën e barkut dhe për këtë arsye ka pasur nevojë për një mjekim më të specializuar mjekësor.

Faik Veliu ishte duke ushqyer bagëtitë kur u qëllua nga vëllai i tij, i cili i kishte zënë pritë në derën e shtëpisë me kallashnikov. Arsyeja e kësaj plagosjeje, mbetet e paqartë.

Sami Veliu është vënë në pranga, por nuk ka rrëfyer ende shkakun për të cilin e ka plagosur të vëllanë. Dy vëllezërit i kanë shtëpitë ngjitur në fshatin Ngurrëz të Lushnjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnje:

Si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.

Autori eshte shtetasi Sami Veliu, vellai i 65 vjeçarit

Gjithashtu eshte gjetur dhe sekuestruar dhe arma e zjarrit me te cilen autori kreu plagosjen.

Me vone do kete njoftim te plote per rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 24.09.2021 09:11