LeBron James dhe Davis mund të rikthehen për Lakers

LA Lakers mund të kenë në skuadër dy basketbollistët më të rëndësishëm.

Anthony Davis dhe LeBron James kanë mbetur jashtë nga lëndimet e tyre.

Por, dyshja mund të rikthehet në fushë në më pak se dy javë.

Sipas Adrian Wojnarowski i cili angazhohet në kuadër të “ESPN”, në 14 ditët e ardhshme pritet rikthimi i tyre.

Davis do të lirohet nga doktorët në këtë javë, ku pritet që pas tij edhe James të jetë i gatshëm.

Davis ka pësuar lëndim që nga 14 shkurti dhe nuk është paraqitur, ndërsa James lëndoi kyçin e këmbës disa javë më parë.


Shtuar 11.04.2021 08:55