Monika Kryemadhi zbulon të vetmen gjë që ka vjedhur: Zemrën, Ilir Metës! (FOTO LAJM)

Kryetarja e LSI ka zbuluar të vetmen gjë që sipas saj ka vjedhur deri tani, dhe sipas saj është zemra e Ilir Metës.

Gjatë një bashkëbisedimi online, Kryemadhi u ka kthyer përgjigje disa prej pyetjeve që i kanë drejtuar ndjekësit, dhe një prej tyre është se përse nuk e ndjek Presidenti Ilir Meta në Instagram

‘’1. Sepse do të mbarjë marrëdhënie institucionale. 2.Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën,’’- shkruan Kryemadhi në përgjigjen e saj.

Pyetjes nëse do ta fuste në burg kryeministrin Edi Rama po të bëhej ministre e Brendshme, Kryemadhi i përgjgjetm e fjalët: Burgun e ka ndërtuar vetë në Surrel ai.

“A do vini në pushtet për të vjedhur prapë,”- e pyet një tjetër ndjekës.

“Nuk e di për çfarë po flisni por unë vetëm zemrën e Ilir Metës kam vjedhur,”- i kthehet Kryemadhi.

“A po të mbështet Ilir Meta në fushatë,”– pyet një tjetër.

“Kur shohim filma në darkë, mbështetemi tek njëri-tjetri, në fushatë nu kia lejon Kushtetuta,”- shton më tej kryetarja e LSI-së. /albeu.com/

 

Shtuar 11.04.2021 08:04