Lazio pas dy lojtarëve të Chelsea

Lazio po kërkon të përforcojë ekipin. Presidenti Lotito ka marrë një kërkesë nga tekniku Sarri për të provuar dy lojtarë të cilët i ka stërvitur kur drejtonte klubin anglez.

Bëhet fjalë për Hudson-Odoi dhe Emerson Palmieri, dy lojtarët e Chelsea-it.

Sipas “Il Messaggero”, Sarri i dëshiron të dy lojtarët që në janar për të forcuar ekipin në pjesën e dytë të sezonit./h.ll/albeu.com

Shtuar 15.12.2021 09:26