Lamine Yamal kalon Mbappen dhe vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Lamine Yamal shkroi historinë në Ligën e Kampionëve pasi u bë futbollisti më i ri që arrin 25 kontribute në gola në këtë kompeticion.

Sulmuesi i krahut të Barcelonës regjistroi dy asistime në përballjen e javës së dytë ndaj Galatasarayt, të cilën katalanasit e fituan 4-1.

Të lidhura

None found

Spanjolli shërbeu për Fermin Lopez në minutën e 50-të, ndërsa vetëm tri minuta më vonë asistoi edhe Anthony Gordon.

Rekordi u vendos kur Yamal ishte 19 vjeç e 92 ditë. Deri tani, këtë arritje e mbante Kylian Mbappe, i cili kishte kontribuar në 25 gola në moshën 20 vjeç e 306 ditë.

Me këtë paraqitje, Yamal e çoi bilancin e tij në Ligën e Kampionëve në 12 gola dhe 14 asistime.

Lojtarët më të rinj që kanë arritur 25 kontribute në gola në Ligën e Kampionëve:

1. Lamine Yamal — 19 vjeç, 92 ditë (Barcelona)

2. Kylian Mbappe — 20 vjeç, 306 ditë (Monaco, Paris Saint-Germain)

3. Erling Haaland — 21 vjeç, 139 ditë (RB Salzburg, Borussia Dortmund)

4. Jude Bellingham — 21 vjeç, 214 ditë (Borussia Dortmund, Real Madrid)

5. Lionel Messi — 21 vjeç, 316 ditë (Barcelona)

6. Vinicius Junior — 22 vjeç, 113 ditë (Real Madrid)

7. Raul — 22 vjeç, 261 ditë (Real Madrid)

8. Rodrygo — 22 vjeç, 288 ditë (Real Madrid)

9. Mario Gotze — 23 vjeç, 118 ditë (Borussia Dortmund, Bayern Munich)

10. Cesc Fabregas — 23 vjeç, 134 ditë (Arsenal)