Një pjesëtar i komunitetit serb u prangos të mërkurën në lagjen “28 Nëntori” në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se u kishte thënë banorëve se do ta hidhte zonën në erë.
Të lidhura
None found
Ndërhyrja e Policisë së Kosovës çoi në arrestimin e tij, ndërsa ngjarja ka krijuar shqetësim te banorët e lagjes.
Sipas raportimit të gazetares Sara Shehu dhe dëshmive të banorëve, i dyshuari mendohet të ketë përdorur lëndë narkotike. Autoritetet, megjithatë, nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë pretendim.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga banesa ku qëndronte i dyshuari përpara se të arrestohej.





