LA LIGA/ Valencia – Real Madrid, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Real Madridi do të ndeshet në transfertë ndaj Valencias në kuadër të javës së pestë të La Liga-s. Momentalisht skuadrat janë me pikë të njëjta, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante dhe më të paparashikueshme.

“Los Blancos” gëzojnë një formë mjaft të mirë duke mos pësuar asnjë humbje gjatë këtij sezoni në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Carlo Ancelotti vjen me disa mungesa në këtë ndeshje pasi nuk do të ketë të gatshëm, Dani Ceballos, Toni Kroos, Gareth Bale, Marcelo dhe Ferland Mendy. Në krahun tjetërpër Valencian do të mungojnë vëtëm dy futbollistë, Denis Cheryshev dhe Cristiano Piccini.

Formacionet e mundshme

ValenciaMamardashvilli; Correia, Paulista, Alderete, Gaya; Soler, Guillamon, Wass, Foulquier; Guedes, Gomez.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Nacho; Valverde, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius Jr.

 


Shtuar 19.09.2021 10:59