Kush do ta zëvendësojë Gerrardin?

I preferuari kryesor i Aston Villa për të zëvendësuar të shkarkuarin Gerrard është Mauricio Pochettino. Por klubi e kupton se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të bindë argjentinasin të pranojë një ekip problematik tani.

Nëse drejtuesit e Villa nuk arrijnë të bindin Pochettino, atëherë një tjetër pretendent është Thomas Frank i Brentford. Megjithatë, danezi do të jetë gjithashtu i vështirë për t’u joshur: Brentford, në të cilin ai ka disa vite, e ka nisur shumë mirë sezonin dhe ata po negociojnë një zgjatje të kontratës me të.

Kandidatë të tjerë përfshijnë edhe emrat e Unai Emery dhe Michael Biel, Thomas Tuchel dhe Sean Dyche. /G.D albeu.com/


Shtuar 21.10.2022 16:25