Ndeshja mes Tiranës dhe Laçit po luhet në stadiumin e Vorës, në kuadër të javës së 7-të të “Abissnet Superiore”, ndërsa rezultati vijon të jetë 0-0.
Të lidhura
None found
Mbështetësit e “Tirona Fanatics” qëndruan vetëm për pak minuta në stadium, për shkak të protestave që po zhvillohen prej 5 ditësh në kryeqytet.
Para largimit, tifozët shpalosën një banderolë me mesazhin “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”. Më pas, ultrasit e Tiranës braktisën ndeshjen për t’iu bashkuar rezistencës disaditore të studentëve, e cila është shtrirë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Një qëndrim të ngjashëm kanë mbajtur edhe tifozë ultras të skuadrave të tjera, mes tyre “Ultras Guerrils” të Partizanit, “Arrakat Boys” të Elbasanit, si dhe mbështetësit nga Shkodra.





