Superfansi i Kombëtares Shqiptare i cili mbahet mend për dronin në mes të Beogradit është arrestuar paraditen e sotme në Kukës, sipas burimeve të uniformave blu.
Sipas burimeve të ABC gjithashtu mësohet se Ismail Morina është vënë praga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte arrestuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.
Lajmin për arrestimin e tij filloi të qarkullonte rreth një orë më parë, pasi faqia e zyrtare e Ismail Morinës në “facebook” kishte shpërndarë njoftimin për ndalimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Kukës
Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.
Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës./albeu.com