Kombëtarja me rekord pikësh, Roshi: Ndeshja me Poloninë ndau vendin e dytë

Odise Roshi ishte një nga lojtarët që krijoi më shumë rrezikshmëri në përballjen e sotme.

Anësori i kombëtares shqiptare, pas ndeshjes me Andorrën, në RTSH foli për fitoren e arritur dhe vendin e tretë.

Ishte një ndeshje e vështirë. Kemi 18 pikë, rekordi i ri. E ndau ndeshja me Poloninë çështjen e vendit të dytë. Ia dolëm të mundim dy herë Hungarinë. Ishte një humbje dhimbshme me Anglinë, por duhet ta harrojmë.

Frikë nuk është se kishim, por duhej kujdes. Me një rast të shënon. Mund të shënonim 2-3 gola. Donim të fitonim 4 apo 5-0. Le të themi që morëm tre pikët dhe e mbyllëm me kaq.

E kam thënë që dua të luaj nga fillimi, por kam pasur një dëmtim në maj. Çdo lojtar do të luajë nga fillimi, trajneri është ai që vendos. Jam i kënaqur që sot luajta 90 minuta”. /


Shtuar 15.11.2021 23:17