Klubi i njohur po lufton për Marcelon

Nice po intensifikon përpjekjet për të blerë mbrojtësin e krahut brazilian me përvojë, Marcelo. Sipas “RMC”, klubi francez është në negociata me 34-vjeçarin, i cili qershorin e kaluar u largua si transferim i lirë nga Real Madridi, në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij.

Megjithatë, Nice nuk është e vetmja që ka ndikuar te Marcelo, pasi për blerjen e tij janë interesuar edhe Marseille, Monza, Lazio, Lyon dhe disa skuadra turke. /albeu.com/


Shtuar 18.08.2022 18:08

Tags: