Ferguson iu kërkua nga tifozi i Mançester Junajtid që të drejtonte ekipin (VIDEO)

Sir Alex Ferguson ka qenë i rregullt në Old Trafford që nga pensionimi i tij në 2013 dhe ka qenë në bordin këshillues të klubit që nga ky sezon.

Nuk ka ndodhur shumë mirë që nga largimi i Ferguson nga Man United, ndaj është e kuptueshme pse tifozët ëndërrojnë rikthimin e trajnerit 80-vjeçar.

Së fundmi, një video e Fergusonit duke u futur në një makinë u bë virale në rrjetet sociale, me një fans aty pranë duke bërtitur: “O Zot, ai është këtu! Fergie. Fergie! Kthehuni. Ne kemi nevoje per ty!”

Turma qeshi dhe Ferguson buzëqeshi.

Sir Alex thuhet se është takuar disa herë me Cristiano Ronaldon këtë verë në përpjekje për të bindur portugezin të qëndrojë në Manchester United. /albeu.com/