Klopp: Nga asgjë deri në Ligën e Kampionëve për 5 javë, arritje e mrekullueshme

Liverpooli ka siguruar një biletë në Ligë ne Kampionëve.

 

Skuadra e Liverpoolit ka siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe befasisht nga vendi i tretë në tabelë.

“The Reds” kishin disa javë të vështira ku para pesë javësh ata gjendeshin në pozitën e gjashtë respektivisht të shtatën.

Pas fitores ndaj Crystal Palace, Klopp u shpreh tejet i kënaqur me arritjen e skuadrës.

“Është një gjë e madhe, nëse dikush do më thoshte pesë, gjashtë ose 10 javë më parë që vendi i tretë do ishte i yni, do të mendoja se ishte i çmendur”, tha ai.

“Edhe në momentet e mira ndodhte diçka dhe gjërat nuk shkonin mirë”, shtoi ai.

“Lëndimet na kanë penalizuar tërë vitin, ishte një vit i gjatë. Për këtë skuadra u përball me të gjitha dhe doli e treta dhe ky është një mësim i mirë i jetës”, tha Klopp.

“Nuk do të mund të isha më i lumtur, nga asgjë në Ligën e Kampionëve për pesë javë, është një rezultat i madh”, përfundoi Jurgen Klopp.


Shtuar 24.05.2021 11:30

Tags: