KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Erjon Bani

Ka vazhduar sot procesi i vettingut për gjyqtarin Erjon Bani i cili është konfirmuar në detyrë. Bani është kandidat për në Gjykatën e Posaçme.

Erjon Bani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Aktualisht, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës dhe ka kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’u emëruar pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bani është gjithashtu kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.

Shtuar 24.05.2021 11:29