Dalin pamjet, tre të rinjtë tentojnë të grabisin zyrat e OSHEE në Tiranë (VIDEO)

Të rinjtë që kryejnë grabitje janë kthyer gjithnjë e më shumë në një problem shqetësues.

Kështu tre të mitur kanë tentuar që të vjedhin zyrat e OSHEE në zonën e Laprakës Tiranë.

T

Të miturit kanë shpërthyer derën dhe janë futur brenda, por s’kanë arritur që të marrin asgjë. Ngjarja ka ndodhur të shtunën dhe tre të miturit janë kapur nga policia.

Në video shihet momenti kur të rinjtë arrijnë të hapin derën dhe futen në ambientet e brendshme të filialit të OSHEE në këtë zonë.


Shtuar 24.05.2021 11:33