Klopp e la në stol, ky është destinacioni i radhës i Shaqirit

Mefushori Xherdan Shaqiri po kërkon largimin nga kampionët në fuqi të Premier League.

Lajmi bëhet i ditur nga raportimi i “Football Insider” ku ndër të tjera thuhet e lojtari me origjinë kosovare kërkon të luajë më shumë dhe këtë mundësi nuk po ia jep Jurgen Klopp.

Lojtari i kombëtares zviceriane është aktivizuar vetëm në 21 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, ku shumicën prej tyre si zëvendësues.29-vjeçari është në kontratë me “The reds” deri në vitin 2023, ku vlera e kartonit të tij është diku te 14 milionë euro.

Sipas mediave, bëhet e ditur se dëshira e lojtarit është një rikthim në futbollin italian, ku kujtojmë se aktivizimin në kampionatin italian  Shaqiri e ka patur me ekipin e Interit. Mbetet për tu parë se çdo të ndodhë me të ardhmen e mesfushorit, ku për të cilin më shumë do të mësojmë gjatë merkatos së verës.

Shtuar 26.04.2021 17:23