Mesfushori i kombëtares meksikane, Andres Guardado ka komentuar skandalin me Messin dhe fanellën e kombëtares së tij.
Guardado tha: “E njoh Messin si person. Çështja këtu është se të gjithë janë djersitur pas ndeshjes dhe e hedhin në dysheme. Nuk ka rëndësi nëse është fanella juaj apo e kundërshtarit tuaj. Canelo nuk e di se çfarë është dhoma e zhveshjes. Mua më duket budallallëk. Kjo fanellë ishte e imja, e kam këmbyer me Leon”.
Kujtojmë se boksieri meksikan Canelo Alvarez kërcënoi se do të godasë Messin, i cili përdhos ngjyrat e vendit të tij.
Që atëherë, në rrjet kanë shpërthyer rrjetet sociale. /G.D albeu.com/